Personazhet e showbizz-it fotokopje, kur i shoh në rrugë s’i njoh - Gazeta Express
string(63) "personazhet-e-showbizz-it-fotokopje-kur-i-shoh-ne-rruge-si-njoh"

Shqiperi

Gazeta Express

11/06/2021 21:11

Personazhet e showbizz-it fotokopje, kur i shoh në rrugë s’i njoh

Shqiperi

Gazeta Express

11/06/2021 21:11

Këtë javë në gjyq në “Bardh a Zi” është hedhur jeta virtuale. Të ftuarit në studio kanë diskutuar sesi ndikon bota virtuale tek të rinjtë si dhe për kontrollin që prindërit duhet të ushtrojnë tek fëmijët që sot “lindin” me smartphone.

Ermir Topi u shpreh se qëllimi nuk është që të kryqëzohet teknologjia, por ideja është sesi ta kontrollojmë atë në të mirën tonë. Këtë ide mbështet edhe aktori Gentian Zenelaj, i cili tha se me djalin e tij ka bërë një pakt që celularin mund ta kontrollojë kur ta shohë të arsyeshme.

Lexo Edhe:

“Ajo që unë bisedoj me djalin tim është se nëse ai luan Fortnite, dhe ata kanë një hartë virtuale, ne kishim një hartë reale. Kam bërë një pakt me të. Në celular njëra gjurmë është e imja dhe një është e tija. I kam thënë mos harro që unë mbaj përgjegjësi për ty.”

Kurse, Xhensila Pere është treguar më kritike ndaj atyre prindërve që mund t’i japin celularin fëmijës në dorë ndërsa shohin punët e tyre.

“Është e frikshme pamja që shohim në lokale. Babi bën like vajzat e bukura, mami duke kontrolluar çfarë bën babi, fëmija navigun. Profesioni më i vështirë është prindërimi. Duhet të kesh akses të plotë te fëmija….”

Një tjetër çështje që u ngrit ishte edhe ajo e “mashtrimit” që mund të sjellë bota virtuale, e kryesisht filtrat që përdoren. Gentian Zenelaj tregoi se kur hapin audicionet për velinat e emisionit ka raste kur vajzat nuk i njohin pasi kanë aplikuar me filtra Instagrami.

“Velinat përdorin aq filtra në Instagram sa ne nuk i njohim.”

Kurse, Xhensila Pere tha se të gjitha personazhet e showbiz-it janë sot copy paste për shkak të modeleve që “marketohen” në Instaram.

“Pjesa e mire janë modelet e reja të personave të palestruar e nga ana tjetër vajzat kanë krijuar një model fiks. Janë të gjitha personazhet e showbizz-it fotokopje, një hundë, një buzë, një vetull.”