Personat që preken nga një “dozë” më e lartë të koronavirusit janë më të rrezikuar nga sëmundja - Gazeta Express
string(93) "personat-qe-preken-nga-nje-doze-me-e-larte-te-koronavirusit-jane-me-te-rrezikuar-nga-semundja"

Gazeta Express

03/11/2020 13:37

Personat që preken nga një “dozë” më e lartë të koronavirusit janë më të rrezikuar nga sëmundja

Gazeta Express

03/11/2020 13:37

Shkencëtarët kanë treguar se “doza” e koronavirusit me të cilën një person infektohet mund të determinoj seriozitetin e sëmundjes COVID-19, shkruan Dailymail.

Sipas shkencëtarëve, kjo do të thotë që kontraktimi i një sasie të vogël të virusit mund të rezultojë asimptomtike tek disa persona. Nga ana tjetër, një dozë më e madhe e virusit rezulton në simptoma më serioze të virusit.

Lexo Edhe:

Dr. Erin Bromage, profesor i biologjisë në Universitetin Massachusetts tha për CNN se numri i copëzave virale dhe koha e ekspozimit ndaj këtyre spërklave ka një rëndësi të madhe në manifestimin e simptomave të sëmundjes COVID-19 tek njerëzit.

Sipas Sarah Caddy, një hulumtuese klinike dhe virologe nga Universiteti i Kembrixhit, doza e infektimit nuk është faktori i vetëm, që ndikon në simptomat e kësaj sëmundjeje. Sipas saj, një rëndësi të madhe ka edhe përgjigja imunitare, e cila është specifike për çdo individ.

Ekipi gjithashtu tha për CNN që nëse kjo teori do të aprovohet edhe nga hulumtime të tjera, atëherë kjo mund të shpjegoj se pse disa persona e përjetojnë sëmundjen shumë më lehtë se disa të tjerë. /Gazeta Express