Zyrtarë të Kadastrit e Gjykatës të përfshirë në falsifikim dokumentesh për një pronë - Prokuroria jep detaje për bastisjen - Gazeta Express
string(120) "zyrtare-te-kadastrit-e-gjykates-te-perfshire-ne-falsifikim-dokumentesh-per-nje-prone-prokuroria-jep-detaje-per-bastisjen"

Lajme

Gazeta Express

06/05/2026 11:46

Zyrtarë të Kadastrit e Gjykatës të përfshirë në falsifikim dokumentesh për një pronë – Prokuroria jep detaje për bastisjen

Lajme

Gazeta Express

06/05/2026 11:46

Prokuroria Themelore në Prishtinë lëshoi një komunikatë për media për aksionin e sotëm në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, si dhe në disa lokacione të tjera.

Njësiti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës zhvilloi aksionin në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë për kontroll ndaj të dyshuarve lidhur me veprën penale ‘’Keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo Autoritetit Zyrtar’’, “Falsifikimi i dokumenteve”,  si dhe “Legazilimi i përmbajtjes  së pavërtetë’’.

Prokuroria tha se sipas dyshimeve të bazuara, të pandehurit N.K., në bashkëveprim dhe pas një marrëveshje paraprake, kanë përdorur një dokument të falsifikuar të titulluar ‘’Kontratë për këmbim e paluajtshmërive’’  të datës 11.02.1966.

Përmes këtij dokumenti është paraqitur në mënyrë të rreme kinse ka ndodhur një këmbim pronash në vitin 1966, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror.

Gjatë hetimeve, është dyshuar se N.K., me ndihmën e personit  zyrtar A.B., kanë arritur që dokumentin e falsifikuar të paraqesin si autentik, duke vulosur dhe përfshirë në arkivat e gjykatës, ndonëse një dokument i tillë nuk ka ekzistuar asnjëherë në evidencat zyrtare.

Po ashtu, Prokuroria tha se i dyshuari A.B. në cilësinë e personit zyrtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dyshohet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke krijuar dosje fiktive dhe duke mundësuar legalizimin e dokumentit të falsifikuar, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për vete dhe persona të tjerë.

Ndërkohë, të dyshuarit B.Sh., dhe M.B., në cilësinë e personave zyrtarë në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, dyshohen se kanë tejkaluar kompetencat e tyre, dhe në mënyrë të kundërligjshme kanë aprovuar ankesën e palës, përkatësisht të pandehurit N.K., duke obliguar komunën e Prishtinës që të regjistrojë pronën në emër të tij.

Prokuroria Themelore në Prishtinë tha se “mbetet e përkushtuar në luftimin e krimit ekonomik dhe korrupsionit, dhe do të vazhdojë të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore në këtë drejtim”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement