Persona të panjohur hyjnë në shtëpinë e një kosovari që jeton në diasporë, vjedhin dy armë me leje - Gazeta Express
string(102) "persona-te-panjohur-depertojne-ne-shtepine-e-nje-kosovari-qe-jeton-ne-diaspore-vjedhin-dy-arme-me-leje"

Lajme

Gazeta Express

15/02/2026 9:42

Persona të panjohur hyjnë në shtëpinë e një kosovari që jeton në diasporë, vjedhin dy armë me leje

Lajme

Gazeta Express

15/02/2026 9:42

Një mashkull kosovar ka raportuar te Policia e Kosovës në Shtime se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e vëllait të tij, i cili aktualisht ndodhet jashtë shtetit, duke i demoluar objektin dhe vjedhur dy armë me leje valide.

Sipas raportit policor, armët e vjedhura përfshijnë një pistoletë dhe një pushkë gjuetie, të cilat pronari i kishte të regjistruara dhe me leje të vlefshme.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente, ndërsa prokurori është njoftuar për procedim të mëtejshëm. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement