Persona të 'maskuar' në KFC (VIDEO) - Gazeta Express
string(33) "persona-te-maskuar-ne-kfc-video-2"

Persona të ‘maskuar’ në KFC (VIDEO)

Gazeta Express

18/05/2020 10:30

Sot me datë 18 Maj 2020 puntorët e KFC-së u ballafaquan me një befasi tek sa filluan ditën e tyre. Kamerat e sigurisë kanë kapur persona me maska në objektin e KFC-së.

Por sipas burimeve të sigurta, nuk bëhet fjalë për hajna, por për klientë të KFC-së me maska të zeza.

Lexo Edhe:

Kjo për shkak se duke filluar nga sot (18 maj) hyjmë në Fazën 2 të lirimit të masave nga Qeveria e Kosovës dhe KFC Kosova në ora 10:00 ka hapur 9 pika me shërbimin “Take Away” dhe “Drive Thru”, ndërkaq pikërisht këto pika janë mbushur me klientë të cilët janë duke i respektuar masat e sigurisë, njësoj sikurse edhe stafi i KFC Kosova.

Pikat të cilat janë hapur për t’jua ofruar ushqimet e preferuara janë:

1. KFC Prishtinë, Pejton
2. KFC Prishtinë, Çagllavicë Drive Thru
3. KFC Prizren Drive Thru
4. KFC Peja Drive Thru
5. KFC Gjakova
6. KFC Fushë Kosovë, Bresje
7. KFC Gjilan
8. KFC Mitrovica
9. KFC Ferizaj Drive Thru

Si do të punohet këto ditë?

Fansat e KFC do ta kenë mundësinë ta vizitojnë pikën më të afërt të KFC dhe të marrin produktin e tyre të preferuar, mirëpo nuk do të lejohet që të qëndrojnë dhe të ushqehen në hapësirat e restorantit KFC.

Si masë sigurie, ekipi i KFC do të qëndrojë tek hyrja dhe vetëm 5 persona do të lejohen brenda hapësirës në të njëjtën kohë.

Standardet e pastërtisë brenda kuzhinës dhe brenda hapësirës se restorantit KFC do të mbetën ato të përditshmet, ku aplikohet zero tolerancë ndaj papastërtisë.