Përshkallëzohet situata: BE e akuzoi për kontrabandë armësh Turqinë, mori sanksionet e rënda ndaj saj, vjen reagimi i ashpër i shtetit turk - Gazeta Express
string(136) "pershkallezohet-situata-be-e-akuzoi-per-kontrabande-armesh-turqine-mori-sanksionet-e-renda-ndaj-saj-vjen-reagimi-i-ashper-i-shtetit-turk"

Përshkallëzohet situata: BE e akuzoi për kontrabandë armësh Turqinë, mori sanksionet e rënda ndaj saj, vjen reagimi i ashpër i shtetit turk

Gazeta Express

22/09/2020 12:53

BE ka vendosur sanksione ndaj Turqisë, pasi e akuzon se ka transportua armë drejt Libisë. Pas këtyre akuzave ka ardhur reagimi zyrtar i Turqisë.

Reagimi vjen pasi BE-ja ndaloi punën e një anije mallrash turke “Avrasya Shipping”, me akuzën se po përdor anijet e saj për të kontrabanduar armë në Libi.

Lexo Edhe:

Ankaraja e ka mohuar akuzën për kontrabandë armësh, duke treguar se anija po transportonte ndihma humanitare.

Ministri i Jashtëm turk e ka quajtur këtë vendim të padrejtë, në kohën kur po bëhen përpjeke për të ulur tensionet në Mesdhe.

“Në një kohë kur po bëhen përpjekje për të ulur tensionet në Mesdheun lindor, është jashtëzakonisht e trishtueshme të marrësh një vendim kaq të gabuar”,  tha Ministri i Jashtëm turk në një deklaratë, duke përmendur sanksionet e vendosura mbi Avrasya Shipping.

Tensionet janë ndezur që në fillim të muajit gusht, kur anija turke nisi lundrimin në Egje, për të kryer kërkime.

Pala greke kërkoi që Turqia të mos kërcënonte, dhe në krah i doli BE dhe Franca.