Përsëri “Filharmonia në lëvizje” - Gazeta Express
string(30) "perseri-filharmonia-ne-levizje"

Përsëri “Filharmonia në lëvizje”

Arte

Gazeta Express

03/04/2024 16:22

Orkestra e Filharmonisë vazhdon programin “Filharmonia në lëvizje” i cili në muajin prill mbahet në Gjakovë.

Në kuadër të programit “Filharmonia në lëvizje”, Orkestra e Filharmonisë do të mbajë koncert më 6 prill 2024 në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”, prej orës 20:00.

Lexo Edhe:

Koncerti do të hapet me uverturën e operës “Cosi fan tutte” nga Mozarti. Në këtë program do të interpretohet edhe vepra “Odelette” nga Saint-Saëns, me solisten Zanë Abazi në flaut. Koncerti do të përmbyllet me interpretimin e Simfonisë Nr. 4 nga Schumanni. Koncerti do të dirigjohet nga Pëllumb Vula.