Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është kërcënuar sërish me jetë, përmes e-maileve. Lajmin për Gazetën Express e konfirmoi Këshilltari për Media i Presidencës, Bekim Kupina.
Emaili, i dërguar nga një person me emrin Betim Ibrahimi nga adresa [email protected], kishte për subjektin “Punoni pak ma shumë/shpejt”. Kërcënimi është bërë përmes një emaili në gjuhen angleze.
“Edhe familja jote. Për tradhti. Për ndërrimin e flamurit tonë. Për ndjekjen e njerëzve dhe marrjen e vendimeve bazuar në mendimet e tyre… A janë shenjat në Serbi në të dyja gjuhët, shqip dhe serbisht?”,”, shkruhet ndër të tjera në emailin e dërguar më 16 korrik në ora 00:15.
Presidentja Osmani është kërcënuar disa herë me jetë, por që deri më tani nuk ka pasur të arrestuar.