Përse vozitet më së shumti vetura Tesla në Zvicër? - Gazeta Express
string(49) "perse-vozitet-me-se-shumti-vetura-tesla-ne-zvicer"

Përse vozitet më së shumti vetura Tesla në Zvicër?

AutoTech

Gazeta Express

11/01/2022 14:59

Krahasuar me vitin 2020, “kërkesa për makina të reja pasagjerësh është rritur ndjeshëm” në vitin 2021, sipas Shoqatës së Importuesve të Automjeteve (Auto-Suisse).

Dhe makina e re më e blerë, për herë të parë ndonjëherë, ishte Modeli 3 i Teslës; 5,074 nga këto automjete janë shitur në vend vitin e kaluar, tha Auto-Suisse.

Lexo Edhe:

Themeluesi i markës, Elon Musk, nuk është indiferent ndaj shitjeve rekord. “Yay Switzerland”, iu përgjigj ai postimit të Auto-Suisse në Twitter, duke njoftuar dominimin e Tesla-s në tregun zviceran.

Zviceranët janë të dhënë pas këtij modeli, për arsye së është një prej veturave që kursen shumë para, ndot pak ambientin dhe është e përdorshme për shumë punë të ndryshme.