Përse ndodh mosmbajtja e urinës? - Gazeta Express
string(31) "perse-ndodh-mosmbajtja-e-urines"

Përse ndodh mosmbajtja e urinës?

Shneta

Gazeta Express

04/09/2021 13:33

Mosmbajtja e urinës (Inkontinenca) ndodh kur çrregullohet procesi normal i grubullimit dhe zbrazjes së saj. Kjo simptomë është shqetësuese, si për meshkujt ashtu dhe femrat, por femrat janë më të predispozuara për zhvillimin e Inkontinencës urinare për arsye të diferencave anatomike në regionin e legenit, si dhe ndryshimet që ndodhin nga shtatzënia dhe lindja.

Përse ndodh mosmbajtja e urinës? Mosmbajtja e urinës ose inkontinenca urinare ndodh kur çregullohet procesi normal i grumbullimit dhe i zbrazjes së urinës. Mosmbajtja e urinës nuk është një sëmundje, por një simptomë që paraqitet në forma të ndryshme. Shkaqet e saj janë të ndryshme sipas formës, gjithashtu ekzistojnë dhe faktorë të tjerë predispozues për shfaqjen e saj.

Lexo Edhe:

Kush janë më të predispozuar për t’u prekur, femrat apo meshkujt? Mosmbajtja e urinës mund të shfaqet, si te meshkujt ashtu dhe te femrat, por në përgjithësi femrat vuajnë më shumë. Shkaqet e inkotinencës janë të ndryshme në mosha të ndryshme, në meshkuj dhe femra. Në fëmijëri, kontrolli i vezikës urinare zhvillohet më herët te vajzat se te djemtë dhe lagia është më e zakonshme te djemtë se te vajzat. Megjithatë në moshat e rritura, femrat janë më të predispozuara se meshkujt për zhvillimin e inkontinencës urinare për arsye të diferencave anatomike në regionin e legenit, si dhe ndryshimet që ndodhin nga shtatëzania dhe lindja. Sidoqoftë shumë burra vuajnë nga mosmbajtja e urinës. Me kalimin e moshës ajo haset më shumë, por nuk është domosdoshmërisht pjesë e paevitushme e plakjes.

Çfarë shenjash shfaq mosmbajtja e urinës dhe sa forma të saj dallohen? Shenjat që paraqet inkontinenca varen nga tipi i saj. Ka disa tipe të mosmbajtjes së urinës, por më të zakonshmet janë: Inkontinenca e stresit – Kjo konsiston në rrjedhje të pavullnetshme të urinës gjatë momentit të kollitjes, teshtitjes, kur qesh, bën ushtrime fizike ose ngre pesha të rënda, veprime të cilat përcjellin presionin nga shtrëngimi i barkut në vezikën urinare. Inkontinenca e papritur (urgjente) – Është një rrjedhje e pavullnetshme e urinës, si rezultat i një ndjenje për të urinuar që shfaqet në mënyrë të papritur, urgjente që nuk mund të ndalet dot. Nevoja për të urinuar shpesh mund të jetë ditën ose natën. Inkontinenca urgjente është zakonisht si rezultat i aktivitetit të shtuar të muskujve të vezikës urinare (detrusori) të cilët kontrollojnë aktivitetin e vezikës. Kjo mund të shkaktohet nga shkaqe të vogla siç është infeksioni ose nga shkaqe më teë forta siç janë çregullimet neurologjike ose diabeti. Inkontinenca e mbimbushjes – Pacienti mund të ketë derdhje të shpeshtë ose të vazhdushme të urinës me porcione të vogla. Kjo ndodh për arsye se vezika është aq shumë e mbushur saqë s’ka forcë për ta zbrazur menjëherë, por vazhdon të zbrazet nga pak në mënyrë të pavullnetshme. Inkontinenca funksionale – Një dëmtim fizik ose mendor mund të bëjë që pacienti të mos arrijë në banjë në kohë. P.sh. nëse pacienti ka një artrit të theksuar të duarve, ai s’është në gjendje të zbërthejë shpejt pantallonat. Inkontinenca e përzjerë – Do të thotë që pacienti vuan nga disa lloje inkontinencash urinare.

Për më shumë informacion, kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513.

Spitali Amerikan, Përqafoje Jetën!

#spitaliamerikan #perqafojejeten

https://www.facebook.com/SpitaliAmerikanKosove/ – Facebook

https://www.instagram.com/spitaliamerikanprishtine/?hl=en – Instagram

https://ks.spitaliamerikan.com/ – Web