Përse “Ekonomiksi i Mendimit Praktik” duhet te jete libri i rradhës në listën tënde të leximit? - Gazeta Express
string(92) "perse-ekonomiksi-i-mendimit-praktik-duhet-te-jete-libri-i-rradhes-ne-listen-tende-te-leximit"

Përse “Ekonomiksi i Mendimit Praktik” duhet te jete libri i rradhës në listën tënde të leximit?

Shkurt e Shqip

Gazeta Express

04/03/2021 12:47

Si funksionin ekonomia? Cili është roli i qeverisë? Cili është efekti i shpërndarjes së aseteve në ekonominë tonë si dhe roli i atyre që marrin pjesë në këtë shpërndarje? A ndihmojnë taksat më shumë se sa që dëmtojnë? Këto janë vetëm disa nga pyetjet e shumta që i hasim në diskutime e ligjerata dhe përgjigjet që kemi pranuar shpesh na lënë duke hamendësuar kuptimin e saktë të asaj termonologjie specifike të ekonomisë. Në librin “Ekonomiksi i Mendimit Praktik”, nocionet bazike të ekonomisë, përgjigjet në pyetje të tilla, dukuri të tjera ekonomike dhe këshilla për vendim-marrje të shëndosha ekonomike – janë të shpjeguara thjeshtë dhe me një gjuhë të kuptueshme.

Ky libër që po shpërndahet falas, autorët e së cilit (James Gwartney, Richard L. Stroup dhe Dwight R. Lee) janë tre nga ekonomistët akademik më të njohur të kohës së sotme, na tregon se përse të kuptuarit e ekonomisë është përbërësi themelor për jetën e shoqërisë së sotme, një element kyç që fuqizon ata që e lexojnë këtë libët si dhe i bën më të përgjegjshëm për përgjegjësitë e tyre personale dhe atyre ndaj shoqërisë. Me një gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme, pa terminologji të komplikuar, libri thekson bazat e kërkeses dhe ofertës, pronës private e tregtisë. Në një botë ku secili duhet të kuptojë se si funksionojnë këto çështje, libri “Ekonomiksi i Mendimit Praktik” ofron një shpjegim të thjeshtë se si ekonomia dhe bota funksionojnë si dhe si dhe përse përparojnë individët dhe kombet?

Qëllimi i këtij libri është të udhëzojë lexuesit e vet se si të bëjnë zgjedhjet e duhura për vendimmarrje personale e politike si dhe për ata që duan të kuptojnë se si funksionon ekonomia, çfarë mund të bëhet për të krijuar pasuri dhe si të bëjnë zgjedhje të shëndosha ekonomike. Libri është një material ideal për studentët e ekonomisë që synojnë të marrin bazat e ekonomiksit në një dimension praktik, për nxënësit e shkollave të mesme të cilët aspirojnë karrierë në shkencat ekonomike por jo vetëm. Libri është i përshtatshëm dhe i kuptueshëm për të gjithë ata që duan të dijnë se si funksionon ekonomia dhe vendimmarrja ekonomike në nivel personal dhe më gjerë.

“Ekonomiksi i Mendimit Praktik”, një hyrje klasike në bazat e ekonomisë së tregut, është një libër i cili është duke u përkthyer për lexuesit e vet në Evropë, Azi dhe vende të tjera. Libri është në dispozicionin tuaj online që nga nëntori 2020 dhe mund ta shkarkoni pa pagesë në gjuhën angleze si dhe në gjuhën shqipe. Ky libër vjen në version elektronik dhe përmban material shtesë për lexim si dhe 9 orë video me titra të cilat prezentojnë koncenptet bazë të ekonomiksit në kontekstin e skenarëve të jetës reale.

Linku për shkarkimin e librit falas: https://www.econfun.org/sq/

Për të mësuar më shumë rreth ngjarjeve dhe risive për librin: https://www.facebook.com/ekonomiksimendimitpraktik

Instagram: @ekonomiksipraktik