Përqafime dhe shtrëngime duarsh: Starmer pret Zelenskyn në Downing Street - Gazeta Express
string(73) "perqafime-dhe-1shtrengime-duarsh-starmer-pret-zelenskyn-ne-downing-street"

Lajme

Gazeta Express

14/08/2025 11:38

Përqafime dhe shtrëngime duarsh: Starmer pret Zelenskyn në Downing Street

Lajme

Gazeta Express

14/08/2025 11:38

Kryeministri britanik Keir Starmer ka pritur sot presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Downing Street dhe imazhet që u sollën nga ky takim shfaqën ata duke u përqafuar e duke shtrënguar duart.

Dyshja tani ndodhet brenda rezidencës zyrtare të kryeministrit, ku bisedimet do të përqendrohen në luftën në Ukrainë – përpara një samiti që do të mbahet mes presidentin amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin në Alaska të premten.

Përpara këtij takimi, Starmer tha se ekziston një “shans i qëndrueshëm” për një armëpushim midis Rusisë dhe Ukrainës.

Përmes një video-lidhje, dje liderët europianë, përfshirë edhe Zelenskyn, kanë folur me presidentin amerikan para takimit të tij me homologun rus.