Përplasjet në jug të Sirisë: Izraeli bombardoi forcat siriane për të “mbrojtur druzët” - Gazeta Express
string(83) "perplasjet-ne-jug-te-sirise-izraeli-bombardoi-forcat-siriane-per-te-mbrojtur-druzet"

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 15:55

Përplasjet në jug të Sirisë: Izraeli bombardoi forcat siriane për të “mbrojtur druzët”

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 15:55

Pas shpërthimit të luftimeve mes forcave qeveritare siriane dhe fraksioneve të armatosura druze që kontrollojnë qytetin e Sweidës, në një zhvillim të rrallë, Izraeli bombardoi forcat qeveritare siriane që po hynin në qytetin me shumicë druze në jug të Sirisë, duke i dalë në mbrojtje komunitetit.

Edhe pse më parë, udhëheqja e re e Sirisë ishte konsideruar nga Izraeli si një partner i mundshëm, ky ishte një sulm i drejtpërdrejtë. Megjithatë, ministri i Mbrojtjes së Sirisë, pak kohë më pas ka njoftuar për armëpushim.

Izraeli, që ka vetë një popullatë druze, ka tentuar të paraqitet si mbrojtës i komunitetit druz në Siri, duke i parë ata si aleatë të mundshëm.

Sipas The Times of Israel, kryeministri Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes Israel Katz kanë deklaruar se kishin urdhëruar Forcat e Mbrojtjes së Izraelit të bombardonin forcat dhe armatimin sirian që po afroheshin me Sweidën “pas sulmit ndaj druzëve”.

Sulmet izraelite ndodhën ndërkohë që forcat siriane hynin në qytetin e Sweidës për të shtypur përplasjet vdekjeprurëse ndërkomunitare mes popullsisë shumicë druze dhe fiseve beduine, që sipas raporteve kanë lënë pothuajse 100 të vdekur.