Përplasjet mes VV'së dhe Vjosa Osmanit, Hysamedin Feraj do që VV t'i fitojë 80 ulëse në Kuvend - Gazeta Express
string(91) "perplasjet-mes-vvse-dhe-vjosa-osmanit-hysamedin-feraj-do-qe-vv-ti-fitoje-80-ulese-ne-kuvend"

Lajme

Gazeta Express

04/03/2026 23:13

Përplasjet mes VV’së dhe Vjosa Osmanit, Hysamedin Feraj do që VV t’i fitojë 80 ulëse në Kuvend

Lajme

Gazeta Express

04/03/2026 23:13

Presidenca ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka përkrahur Vjosa Osmanin për Presidente, teksa ka përplasje në mes kabinetit të Vjosa Osmanit dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Pas kësaj, ka reaguar edhe Hysamedin Feraj nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ai tha se po të mos fitojë VV 80 deputetë, vendi po mbetet pa President.

“Mbi 9 muaj Albini nuk arriti t’ia sigurojë votat vetes as Galukut për kryeministër, tani e fajësojnë pse nuk po ia siguron për pak ditë Vjosës!  Nuk kuptojnë apo nuk duan të kuptojnë procedurat dhe as kush bllokon zgjedhjen e Presidentit/Presidentes. Po të mos fitonte mbi 50% LVV ende do të ishim pa qeveri”.

“Po të mos fitojë LVV mbi 80 deputet, do të mbetemi pa President/e përfaqësues/e dhe, ndoshta, mund të bëhemi me President/e pazaresh. Pra të korruptuar, domethënë si korruptim i kuptimit të demokracisë, që në fillim. Ndoshta Fatmir Limaj?”, ka thënë ai. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement