Përplasjet mes Turqisë dhe Francës, ‘Reuters’ publikon faktet tronditëse dhe nuk kanë lidhje me tensionet me Greqinë - Gazeta Express
string(113) "perplasjet-mes-turqise-dhe-frances-reuters-publikon-faktet-tronditese-dhe-nuk-kane-lidhje-me-tensionet-me-greqine"

Gazeta Express

18/09/2020 13:02

Përplasjet mes Turqisë dhe Francës, ‘Reuters’ publikon faktet tronditëse dhe nuk kanë lidhje me tensionet me Greqinë

Gazeta Express

18/09/2020 13:02

Detaje të reja janë bërë publike nga tensionet mes Francës dhe Turqisë.

 “Reuters” bën të ditur se thelbi i përplasjes në Mesdhe mes dy shteteve të NATO-s fshihet diku tjetër dhe jo vetëm tek interesat greke.

Lexo Edhe:

Bëhet fjalë për Libinë, çështje për të cilën “Reuters” ka publikuar sot detaje mjaft tronditëse.

Sipas agjencisë, në qershor është shënuar një incident mjaft i rrezikshëm mes anijeve ushtarake të dy shteteve në Mesdhe duke rrezikuar një përplasje të armatosur.

Një burim i “Reuters” thotë se më 10 qershor, një fregatë franceze u përpoq të inspektojë një anije tregtare me flamurin e Tanzanisë në Mesdhe, e cila dyshohej se transportonte armë për në Libi.

Por, ndërkohë që fregata franceze kërkoi të bënte një inspektim, një anije ushtarake turke u afrua sipas “Reuters” duke kërcënuar francezët.

Në lidhje me këtë, Franca raportoi në NATO duke akuzuar Turqinë që po shkelte embargon e armëve në Libi.

Hetimi i NATO-s nuk dha asnjë rezultat, pasi sipas një zyrtari të organizatës të cituar nga “Reuters”, “hetimi përfundoi shpejt, pa bërë asnjë akuzë”.

Një zyrtar tjetër i tha agjencisë së shkaku pse ky hetim u mbajt me një profil të ulët lidhet me nevojën e NATO-s për të patur Turqinë në krahun e saj nisur nga fuqia ushtarake dhe pozicioni strategjik.