Përplasjet brenda koalicionit, njeriu i Haradinajt në Qeveri tregon paknaqësitë ndaj Hotit - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

05/08/2020 17:39

Përplasjet brenda koalicionit, njeriu i Haradinajt në Qeveri tregon paknaqësitë ndaj Hotit

Lajme

Gazeta Express

05/08/2020 17:39

Selim Selimi i AAK’së në Frontal të T7 thotë se kanë pasur disa probleme brenda koalicionit qeverisës, që kanë nisur nga vizita e kryeministrit Avdullah Hoti në Bruksel, ku u takuar me Presidentin serb, Aleksander Vuçiq.

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, kishte udhëtuar me Hotin në Bruksel, por nuk ishte pjesëmarrës në takim, pasi sipas tij, kryeministri zgjodhi që përballë Vuciqit të dalë me shefen e kabinetit të tij, Ardita Dushin.

“Ne duhet të jemi në dialog. Për cështje ekzkutive e kam shef Hotin, por jam i emëruar i Haradinajt për  ta informuar për rrjedhjen e dialogut. Mosprezenca më privon nga informatat për dialogun”, ka thënë ai.

“Me të shkuar atje, ne punuam në pozicionet që ne i kemi. Në bazë të BE’së, takimi ka qenë 1+1. Termet e pjesëmarrjes në dialog i përcakton pala. Vuçiq e ka marrë një person që ka qenë i angazhuar në minimin e ekzistencës tonë. Nga ana jonë, edhe unë edhe përfaqësuesja e Nismës është dashur të jemi aty”, është shprehur Selimi.

“Kanë qenë disa veprime që ne kemi qenë të zëshëm, prej kohës që kemi qenë në Bruksel. Një çështje ka qenë mospjesëmarrja e përfaqësuesve tonë në Bruksel, tjetri ka qenë emërimi i krynegociaotorit [Skender Hysenit]”.

“Hoti e zgjodhi plus 1-shin e tij. Shkoi në takim me shefen e kabinetit të tij”, ka thënë Selimi. /Express/