Duke mbrojtur raportimin mbi luftën ne Gaza, BBC ka akuzuar Shtëpinë e Bardhë për keqinterpretim të gazetarisë së saj, pasi administrata e Trump e kritikoi mënyrën e pasqyrimit të një sulmi fatal pranë një qendre të shpërndarjes së ndihmave të mbështetur nga SHBA-të.
BBC ka njoftuar se gazetarë të lartë të saj e kanë akuzuar Shtëpinë e Bardhë për “shfrytëzim politik të situatës”, pasi sekretarja për shtyp e Trumpit, Karoline Leavitt, e akuzoi korporatën se “e merr fjalën e Hamasit si të vërtetë absolute”. BBC shkruan se Leaviit, gjithashtu ka bërë një pretendim të pavërtetë se BBC kishte fshirë një artikull për incidentin.
Raportohet se Leavitt e ka nisur sulmin ndaj BBC-së pasi është pyetur për raportimet se forcat izraelite kishin hapur zjarr pranë një qendre të ndihmave në Rafah. Ajo më pas kishte valëvitur para kamerave një printim me imazhe të marra nga faqja e BBC-së duke akuzuar korporatën se kishte “korrigjuar dhe hequr” artikullin e saj për të vrarët dhe të plagosurit në atë incident.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, të kontrolluar nga Hamasi, të paktën 31 persona ishin vrarë nga të shtënat. Më vonë Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka konfirmuar se ishin 21 të vrarë.
Lidhur me këtë, gjatë një deklarate për shtyp të martën, Leavitt është shprehur se: “Administrata është e vetëdijshme për këto raportime dhe po verifikon vërtetësinë e tyre, sepse, ndryshe nga disa media, ne nuk e marrim fjalën e Hamasit si të vërtetë të pastër. Na pëlqen të verifikojmë. Ndryshe nga BBC-ja.”
BBC ka reaguar menjëherë me një deklaratë të ashpër, duke theksuar se numri i viktimave ishte përditësuar gjatë ditës nga burime të ndryshme, siç ndodh zakonisht në raste incidentesh në zona lufte të paqarta. Media poashtu ka mohuar pretendimin e Leavitt se artikulli ishte fshirë.
“Pretendimi se BBC e hoqi artikullin pasi rishikoi pamjet është plotësisht i gabuar,” thuhej në deklaratë. “Ne nuk e kemi hequr asnjë artikull dhe qëndrojmë pas gazetarisë sonë.”
BBC gjithashtu i ka bërë thirrje Shtëpisë së Bardhë që t’i bashkohet thirrjeve për “akses të menjëhershëm” të gazetarëve ndërkombëtarë në Gaza, të cilëve u ndalohet hyrja nga autoritetet izraelite.
aaaaa