Përplasje në kampin e MEK në Manzë të Durrësit, zëdhënësi: 1 i vrarë dhe disa të plagosur. Policia e mohon - Gazeta Express
string(103) "perplasje-ne-kampin-e-mek-ne-manze-te-durresit-zedhenesi-1-i-vrare-dhe-disa-te-plagosur-policia-e-mohon"

Shqiperi

Gazeta Express

20/06/2023 11:32

Përplasje në kampin e MEK në Manzë të Durrësit, zëdhënësi: 1 i vrarë dhe disa të plagosur. Policia e mohon

Shqiperi

Gazeta Express

20/06/2023 11:32

Policia e Shtetit ka hasur në rezistencë nga banorët brenda kampit MEK në Manzë të Durrësit, gjatë kontrollit pas një urdhri nga Gjykata e Lartë.

Zëdhënësi i kampit të iranianëve pretendon se gjatë operacionit të policisë shqiptare është vrarë një person brenda kampit si dhe janë plagosur disa të tjerë. Sipas tij, banori i vrarë është Ali Mostashari. Por policia shqiptare thotë se pretendimet e tyre nuk janë të vërteta.

Drejtori i shtypit në AShraf, Shahriar Kia tha: “Një banor i Ashrafit u vra nga sulmi i policisë. Ky veprim është vetëm për të qetësuar mullahët iranianë që po bien. Ky aksion është i ngjashëm me atë të 17 qershorit që u zhvillua në Paris, por ky është në kufirin e Shqipërisë. Ky është një nga ditët më të zeza në Shqipëri. Ajo që ju shkrova nuk është qëndrimi zyrtar i autoriteteve të Ashrafit, por ajo që thonë banorët e Ashrafit”.

Prej mëngjesit të sotëm policia ka hyrë në kampin e MEK për të ushtruar kontrolle në të gjitha ambientet dhe zyrat ku janë strehuar aktivistë të opozitës iraniane. Operacioni drejtohet nga kreu i policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Raportohet se në kuadër të këtij operacioni janë lëshuar 70 urdhër-arreste.

Reagimi i policisë për aksionin

Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të urdhrit të ekzekutimit të Prokurorisë pranë kësaj Gjykate, për kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave ku banojnë për qëllime humanitare, Policia e Shtetit, në kuadër të një plani operacional, ka filluar kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave në kampin MEK, në Manëz, Durrës.

Në zbatim të urdhër-kontrolleve të nxjerra nga Gjykata, Policia e Shtetit ka marrë masa për zbatimin e tyre, me planin e kontrollit të ambienteve në territorin e kampit MEK, duke zbatuar me rigorozitet etikën dhe komunikimin e duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve dhe komunitetit që banon në këtë kamp. Grupet e kontrollit të Policisë po vijojnë kontrollet në territorin e kampit MEK dhe në ambientet e brendshme të tij. Në përfundim të kontrolleve do të ketë njoftim më të detajuar.

/Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement