Përplasje mes Mujës dhe Shalës: Mos më bëjë pyetje ti mua - a keni interesa direkte? - Gazeta Express
string(80) "perplasje-mes-mujes-dhe-shales-mos-me-beje-pyetje-ti-mua-a-keni-interesa-direkte"

Lajme

Gazeta Express

28/06/2022 11:44

Përplasje mes Mujës dhe Shalës: Mos më bëjë pyetje ti mua – a keni interesa direkte?

Lajme

Gazeta Express

28/06/2022 11:44

Një përplasje mes deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja dhe atij të Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka ndodhur të martën gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi.

Teksa po raporton ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari për investimet strategjike, Shala i ka thënë se i kanë neglizhuar aplikimët.

Advertisement

Por Armend Muja tha se ka pyetje për Shalën.

“S’mundesh me më bo pyetje ti mua, mos e devijo raportimin e ministres”, ka thën Shala.

Por Muja insistoi, duke e pyetur “ju keni fokus te kompania mexico lumo a keni interesa direkte në këtë kompani”, pyeti Muja.

“Këto janë shpifje të gjitha”, ia ktheu Shala.

“Kot e keni sepse s’mund ta devijoni raportimin”, vazhdoi Shala.

Përplasja ka vazhduar edhe më tutje teksa po diskutohet për investitorët strategjikë. /Express