Përplasje mes banorëve dhe autoriteteve gjatë prishjes së ndërtimeve pa leje në Theth - Gazeta Express
string(85) "perplasje-mes-banoreve-dhe-autoriteteve-gjate-prishjes-se-ndertimeve-pa-leje-ne-theth"

Shqiperi

Gazeta Express

08/07/2025 19:31

Përplasje mes banorëve dhe autoriteteve gjatë prishjes së ndërtimeve pa leje në Theth

Shqiperi

Gazeta Express

08/07/2025 19:31

Aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes banorëve lokalë dhe autoriteteve.

Gjatë nisjes së punimeve nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), banorët janë kundërshtuar ashpër, duke u shprehur se po mbrojnë pronat e tyre dhe se ndërhyrja është e padrejtë.

Në disa pamje të publikuara shihet se përplasjet kanë qenë edhe fizike, ndërsa banorët janë përplasur me policinë dhe punonjësit e IKMT-së.

Ata kërkojnë që të respektohet e drejta e tyre mbi tokën dhe ndërtimet, duke denoncuar mënyrën si po zhvillohet aksioni.

Autoritetet nga ana e tyre po vijojnë me shembjen e ndërtimeve, duke theksuar se veprohet në bazë të ligjit dhe për të mbrojtur territorin.