Përplasje me armë zjarri mes shqiptarëve në Itali, mbetet i vrarë një person - Gazeta Express
string(75) "perplasje-me-arme-zjarri-mes-shqiptareve-ne-itali-mbetet-i-vrare-nje-person"

Përplasje me armë zjarri mes shqiptarëve në Itali, mbetet i vrarë një person

Shqiperi

Gazeta Express

18/08/2022 22:43

Një shqiptar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Pisa të Italisë, pas një përplasje me disa bashkëkombas të tij.

Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Sasso Pisano në provincën e Pisas.

Lexo Edhe:

Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të saj dhe ndalimin e personave të përfshirë në përplasjen që solli një viktimë.

Emri i viktimës nuk bëhet ende i ditur ndërsa nuk dihet shkaku pse ka nisur sherri mes shqiptarëve.