Përplasje fizike në qendrën e votimit në Roskovec, grushte mes kandidatit të “Bashkë Fitojmë” dhe dy qytetarëve - Gazeta Express
string(108) "perplasje-fizike-ne-qendren-e-votimit-ne-roskovec-grushte-mes-kandidatit-te-bashke-fitojme-dhe-dy-qytetareve"

Shqiperi

Gazeta Express

14/05/2023 14:33

Përplasje fizike në qendrën e votimit në Roskovec, grushte mes kandidatit të “Bashkë Fitojmë” dhe dy qytetarëve

Shqiperi

Gazeta Express

14/05/2023 14:33

Një përplasje është raportuar në Roskovec, ku kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Erdit Hazizaj është përfshirë në një konflikt fizik me dy qytetarë në Qendrën e Votimit 3061.

Dy qytetarët e plagosur quhen Andrea Hatia dhe Taulant Cjapi, në vendngjarje ka mbërritur Policia e Shtetit dhe po bën veprimet përkatëse.

Ende nuk dihet arsyeja e përplasjes së tyre. Partia Socialiste Roskovec ka dënuar këtë akt të dhunshëm të kandidatit të subjektit zgjedhor “Bashkë Fitojmë”, Erdit Hazizaj.

Sipas tyre ky është një akt i rëndë dhe i papranueshëm, ku një kandidat ushtron dhunë ndaj popullit, i cili sot ka ditën e tij për të ushtruar vullnetin.