string(59) "incident-ne-maliq-deputeti-i-pd-terheq-per-krahu-nje-votues"

Shqiperi

Gazeta Express

14/05/2023 12:12

Incident në Maliq, deputeti i PD tërheq për krahu një votues

Shqiperi

Gazeta Express

14/05/2023 12:12

Deputeti i Rithemelimit, Edmond Spaho është konfliktuar me një person brenda qendrës së votimit në Zvezde.

Spaho ka tërhequr me forcë për krahu një prej personave që ndodhej brenda qendrës së votimit.

Denoncimi është bërë nga Gëzim Topçiu, kandidati i PS-së për bashkinë e Maliqit.

Spaho nga ana tjetër ka pretenduar se nuk po lejohet të takohet me komisionerët dhe se është rrethuar nga një grup personash që njihen si “të fortët e zonës”.