Përplasje e fortë në “Kosova Live”: Xhuli dhe Paulina debatojnë për legalizimin e shtëpive publike - Gazeta Express
string(95) "perplasje-e-forte-ne-kosova-live-xhuli-dhe-paulina-debatojne-per-legalizimin-e-shtepive-publike"

Rozë

Gazeta Express

15/07/2025 22:07

Përplasje e fortë në “Kosova Live”: Xhuli dhe Paulina debatojnë për legalizimin e shtëpive publike

Rozë

Gazeta Express

15/07/2025 22:07

Një debat i zjarrtë është zhvilluar në studion e Kosova Live mes opinionistes Xhuli dhe gazetares Paulina Nushi, me temën: “Legalizimi i shtëpive publike në Kosovë”.

Xhuli mbrojti qëndrimin se ky fenomen është i lidhur ngushtë me nevojat reale të shoqërisë, duke theksuar se ndalimi i qendrave të masazheve dhe formave të tjera të veprimtarive të ngjashme, ka kontribuar në shtimin e rasteve të dhunës, frustrimit seksual dhe pedofilisë.

Në anën tjetër, Paulina Nushi reagoi ashpër ndaj idesë së legalizimit të shtëpive publike, duke theksuar se “nuk është normale të normalizohet shitja e trupit të gruas”, dhe se kjo nuk mund të arsyetohet përmes nevojës për të “shfryrë frustrimin” e dikujt.