Përplasje dhe molotovë gjatë protestës së opozitës në Tiranë, 10 policë të lënduar - Gazeta Express
string(81) "perplasje-dhe-molotove-gjate-protestes-se-opozites-ne-tirane-10-police-te-lenduar"

Shqiperi

Gazeta Express

07/10/2024 20:32

Përplasje dhe molotovë gjatë protestës së opozitës në Tiranë, 10 policë të lënduar

Shqiperi

Gazeta Express

07/10/2024 20:32

Prej orës 18:40 opozita po proteston në Tiranë me një tur ndalesash në disa institucione ku janë hedhur molotovë dhe lëndë plasëse.

Policia e Shtetit bë një njoftim për mediat, bën me dije se janë dëmtuar 10 punonjës policie si pasojë e sulmeve.

Më tej, Policia i bën thirrje protestuesve që të ndalin sulmet me molotov dhe me mjete prioteknike mbi Policinë dhe institucionet shtetërore.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë janë të angazhuara maksimalisht për mbrojtjen e institucioneve shtetërore, pronën publike dhe private, jetën e qytetarëve dhe të vetë punonjësve të Policisë.

Që prej fillimit të tubimit një pjesë e qytetarëve në tubim sulmuan e vijojnë te sulmojnë Policinë dhe godinat e institucioneve shtetërore me molotov e lëndë plasëse.

Deri në këto momente nga sulmet e qytetarëve në tubim, me molotov, lëndë piroteknike e sende të forta ndaj Policisë, janë dëmtuar 10 punonjës Policie.

Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve pjesëmarrës në tubim, të ndalojnë sulmet me molotov e lëndë piroteknike mbi Policinë dhe institucionet shtetërore.

Policia ka marrë të gjitha masat për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e personave të përfshirë në sulme mbi Policinë dhe institucionet shtetërore.