string(81) "perplasja-me-spahon-qytetari-me-terhoqi-zvarre-kur-po-prisja-radhen-per-te-votuar"

Shqiperi

Gazeta Express

14/05/2023 13:13

Përplasja me Spahon, qytetari: Më tërhoqi zvarrë kur po prisja radhën për të votuar

Shqiperi

Gazeta Express

14/05/2023 13:13

Një incident është shënuar në qendrën e votimit të Zvezdës ku deputeti i Rithemelimit, Edmond Spaho ka tërhequr për krahu një person.

Qytetari deklaron se është tërhequr zvarrë nga Spaho i cili e kishte pyetur përse rrinte në rradhë.

“Vjen Edmond Spaho na merr zvarrë dhe na nxjerr jashtë, mua dhe ca të tjerë. Na thoshte pse rrini këtu, ndërsa ne rrinim këtu në rradhë për të votuar. Çfarë duan deputetët që vijnë këtu dhe na kërcënojnë. Më hoqi zvarrë. Unë quhem Mondi, na turpëroi edhe emrin”– u shpreh qytetari.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi e ka konsideruar si një veprim të përsëritur nga ligjvënësi demokrat.

Ai tha se Spaho është munduar edhe herë të tjera të bëjë emër nëpërmjet gjesteve të tilla, ndërsa e cilësoi si një incident të vogël që nuk do të mbahet mend gjatë.

“Më vjen keq kur dëgjoj për incidente të tilla sidomos nga deputetë. Nuk është hera e parë që ky individ mundohet të bëjë emër nëpërmjet gjesteve dhe sjelljeve shumë të këqija, aspak qytetare, duken si rrufe në qiell të kaltër. Janë tërësisht të huaja në shoqërinë tonë, por gjithsesi janë incidente të vogla që nuk lënë ndonjë gjurmë të rëndësishme. Nesër do harrohen, jemi qytetarë të përgjegjshëm dhe më mirë se me deklarata politike, përgjigjien e jep më mirë populli”– tha Peleshi.

/Gazeta Express