Përplasja me armë zjarri në Lezhë, Gjykata dënon me 6.6 vite burg ish-kreun e Njësisë Administrative dhe Altin Markun! - Gazeta Express
string(116) "perplasja-me-arme-zjarri-ne-lezhe-gjykata-denon-me-6-6-vite-burg-ish-kreun-e-njesise-administrative-dhe-altin-markun"

Shqiperi

Gazeta Express

18/01/2025 9:28

Përplasja me armë zjarri në Lezhë, Gjykata dënon me 6.6 vite burg ish-kreun e Njësisë Administrative dhe Altin Markun!

Shqiperi

Gazeta Express

18/01/2025 9:28

Gjykata e Lezhës dënoi me 26 vite e 6 muaj burg në total Altin Markun dhe ish-kreun e njësisë administrative të Kallmetit, Besnik Simoni, të cilët më 11 prill të 2022-it, u përplasën me armë me njëri tjetrin për motive banale. 

Altin Marku u dënua me 20 vite burg për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë dhe armë pa leje.

Ai qëlloi me armë ndaj ish-funksionarit të pushtetit vendor, por edhe Besnik Simoni iu kundërpërgjigj me të shtëna, duke mbetur të dy të plagosur.

Ish-zyrtari u dënua me 6 vite e 6 muaj burg.

Gjatë gjithë procesit Simoni nuk ka pranuar të ketë qëlluar ndaj bashkëfshatarit me të cilin u përplas në rrugën që lidh fshatin Kallmet me aksin Lezhë-Shkodër, ndërsa as arma e tij nuk u arrit të gjendet.

Advertisement
Advertisement
Advertisement