string(78) "perplasja-koke-me-koke-e-makinave-ne-elbasan-fugoni-ishte-i-mbushur-me-turiste"

Shqiperi

Gazeta Express

03/01/2021 20:20

Përplasja kokë më kokë e makinave në Elbasan. Fugoni ishte i mbushur me turistë

Shqiperi

Gazeta Express

03/01/2021 20:20

Nga aksidenti i rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Metalurgji, bëhet fjalë se janë përfshirë një mjet tip fugon dhe një makinë e vogël.

Paraprakisht dyshohet se të plagosur kanë mbetur nëntë persona. Mësohet se fugoni ishte i mbushur me turistë që po ktheheshin nga lindja e vendit, ku kishin qëndruar për dy ditë, me një guidë.

Përplasja kokë më kokë e të dy mjeteve ka bërë që  pjesa e përparme e tyre të pësojë shumë dëmtime.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.