Përplasi një grua dhe tentoi të largohej, drejtuesi i “Touaregut” shkakton një aksident të dytë në Vlorë - Gazeta Express
string(101) "perplasi-nje-grua-dhe-tentoi-te-largohej-drejtuesi-i-touaregut-shkakton-nje-aksident-te-dyte-ne-vlore"

Shqiperi

Gazeta Express

20/03/2023 18:50

Përplasi një grua dhe tentoi të largohej, drejtuesi i “Touaregut” shkakton një aksident të dytë në Vlorë

Shqiperi

Gazeta Express

20/03/2023 18:50

Një aksident i dyfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën transballkanike ku një automjet tip Wolkswagen Touareg ka goditur një Peugeot me portobagazh.

Lexo edhe: Aksident në Vlorë, përplasen dy makina, një i plagosur në gjendje të rëndë

Lexo Edhe:

Goditja ndaj makinës familjare ka qenë aq shumë e fortë sa ajo ka dalë nga rruga dhe ka goditur një shtyllë ndriçimi. Dy persona kanë mbërritur në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa policia po heton shkakun e aksidentit.

Drejtuesi i Touaregut, pak momente përpara se të shkaktonte këtë aksident në rrugën transballkanike ka aksidentuar një grua, e cila ndodhet në spital në gjendje të mirë shëndetesore.

Mësohet se drejtuesi i mjetit është munduar të largohet me shpejtësi nga vendi ngjarjes ndaj ka shkaktuar aksidentin e dytë.

Rruga transballkanike është ndër më problematiket në Shqipëri.

/Gazeta Express