Përplasi një 63-vjeçar me biçikletë, nën hetim drejtuesi i mjetit në Divjakë - Gazeta Express
string(75) "perplasi-nje-63-vjecar-me-biciklete-nen-hetim-drejtuesi-i-mjetit-ne-divjake"

Përplasi një 63-vjeçar me biçikletë, nën hetim drejtuesi i mjetit në Divjakë

Shqiperi

Gazeta Express

04/02/2023 15:21

Policia e Divjakës po procedon në gjendje të lirë një 31 vjeçar pasi ditën e djeshme ka përplasur një 63-vjeçar i cili po drejtonte biçikletë .

Fatmirësisht 63-vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.  

Lexo Edhe:

Njoftimi i Policë:

Divjakë/Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Xh., 31 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ditën e djeshme, në Zharrnec, duke drejtuar automjetin, ka përplasur biçikletën me drejtues shtetasin T. S., 63 vjeç, dhe për pasojë, 63-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.