Përplasi disa automjete të parkuara, arrestohet polici në Durrës - Gazeta Express
string(63) "perplasi-disa-automjete-te-parkuara-arrestohet-polici-ne-durres"

Shqiperi

Gazeta Express

19/08/2025 16:30

Përplasi disa automjete të parkuara, arrestohet polici në Durrës

Shqiperi

Gazeta Express

19/08/2025 16:30

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor A. B., me detyrë Trupë Shërbimi i Forcës së Posaçme “Shqiponja” pranë DVP Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Arrestimi i tij u bë i mundur pasi ditën e sotme rreth orës 05:40, duke drejtuar automjetin tip “Audi” në rrugën “Egnatia”, ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka përplasur disa automjete të parkuara duke shkaktuar dëme materiale.

Në zbatim të procedurës standarde i është kërkuar të bëjë testin e alkoolit, por punonjësi ka refuzuar. Në këto kushte i është marrë mostër gjaku në ambientet e Spitalit Rajonal Durrës.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.