Përplaset me trafik-ndarësen në “Rrugën e Kombit”, përmbyset betonierja - Gazeta Express
string(68) "perplaset-me-trafik-ndaresen-ne-rrugen-e-kombit-permbyset-betonierja"

Shqiperi

Gazeta Express

05/11/2022 10:20

Përplaset me trafik-ndarësen në “Rrugën e Kombit”, përmbyset betonierja

Shqiperi

Gazeta Express

05/11/2022 10:20

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në segmenitin Kukës-Morinë të Rrugës së Kombit.

Mësohet se një automjet bot është përplasur me trafik-ndarëset e rrugës së kombit e për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, shtetas nga Kosova i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Kukësit.

Si pasojë e aksidentit ka rrjedhur vaji dhe nafta në rrugë duke u bërë shkak aksidenti për automjetet e tjera të cilat po rrëshqasin.

Bëhet me dije se nuk është marrë asnjë masë për lirimin e rrugës, ndërsa policia ka deklaruar se “nuk ndodhet aty për të pastruar vajin.”

Edhe pse qytetarët paguajnë taksa për “Rrugën e Kombit” për të kaluar të sigurt, atyre u rrezikohet jeta.

Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë lagështia në rrugë për shkak të reshjeve të shiut.

/Gazeta Express