Deputetja Mimoza Musari-Lila dhe zëvendëskryeministri Driton Selmanaj janë përplasur në seancën e Kuvendit rreth menaxhimit të situatës me Covid-19 dhe ligjit për pandeminë.
Kusari-Lila kritikoi siç tha, jo-profesionalizëm rreth luftimit të koronavirusit, derisa sipas saj, qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti shkeli Kushtetutën në tri vendime të saj. Megjithatë, ajo nuk paralajmëroi dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese.
“Të ri vendimet sotme të Qeverisë Hoti janë vendime jashtë Kushtetutës, të gjitha pikat përbrenda mund të kontestohen nga Gjykata. Ne nuk duam ta shfrytëzojmë këtë si lojë politike dhe ta dërgojmë në Gjykatë Kushtetuesen e t’iu themi sot të gjitha organeve të rendit dhe sigurisë se nuk kanë bazë për dënim të qytetarëve kur i nxënë në rrugë pa maska ose pa masa mbrojtëse. Nuk bëjmë thirrje sic ka bërë thirrje presidenti I Republikës për mos mbajtje ose mos respektim të masave për arsye se kemi përgjegjësi. Por duhet t’iu vije turp juve që vini këtu e nuk e sillni ligjin dhe konstatoni se nuk ka nevojë për ligj të tillë”, tha ajo.
Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar zëvendëskryeministri Driton Selmanaj. Tha se është e pakuptimtë, që një ekonomist të kritikojë një jurist për çështje ligjore.
“Tash kur një ekonomist i thotë juristit që s’po dinë me lexua ose s’po e kupton ligjin. E tash çka me të thënë unë ty, ti dinë me lexua këtë. Pra, mos. Po I referohemi Gjykatës Kushtetuese: Kuvendi thotë nuk I ka duart tërësisht të lira që të bëjë kufizimin që të bëjë kufizimin e të drejtave dhe lirive të njeriut sipas nenit 55”, thotë Selmanaj, duke iu referuar nenit 55 rreth kufizimit të të drejtave dhe lirive të njeriut.