Përpjekjet për ta nxjerrë trupin e 33 vjeçarit në Ujman, zëdhënësi i VV'së ia nis i pari: FSK në Veri - Gazeta Express
string(98) "perpjekjet-per-ta-nxjerre-trupin-e-33-vjecarit-ne-ujman-zedhenesi-i-vvse-ia-nis-i-pari-fsk-ne-veri"

Lajme

Gazeta Express

29/07/2025 9:34

Përpjekjet për ta nxjerrë trupin e 33 vjeçarit në Ujman, zëdhënësi i VV’së ia nis i pari: FSK në Veri

Lajme

Gazeta Express

29/07/2025 9:34

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, ia nisi i pari lëvdatat për shkuarjen e FSK-se në veri të vendit, e cila shkoi atje për të ndihmuar në kërkimin për trupin e pajetë të mërgimtarit 33-vjeçar, i cili dyshohet se është hedhur nga ura në Liqenin e Ujmanit.

“FSK në veri”, shkroi shkurt Manxhuka.

FSK e përcjellë nga KFOR sot shkoi në veri të vendit bashkë edhe me Njësitë Speciale të Policisë të Kosovës, si dhe ekipet e kërkim-shpëtimit si dhe zhytës profesionistë, të cilët po punojnë pa ndërprerë për lokalizimin e trupit, por deri tani, përpjekjet nuk kanë dhënë rezultat.

FSK-së nuk i lejohet të shkojë në veri të vendit, sipas një marrëveshjes me NATO-n.