Përpjekja e radhës për Presidentin, Kurti e Abdixhiku takohen sot në Kuvend - Gazeta Express
string(74) "perpjekja-e-radhes-per-presidentin-kurti-e-abdixhiku-takohen-sot-ne-kuvend"

Lajme

Gazeta Express

02/03/2026 7:02

Përpjekja e radhës për Presidentin, Kurti e Abdixhiku takohen sot në Kuvend

Lajme

Gazeta Express

02/03/2026 7:02

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në ora 14:00, do të takohet me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikun, tregojnë burimet e Gazetës Express.

Temë diskutimi do të jetë çështja e zgjedhjes së Presidentit.

Javën e kaluar Kurti ishte takuar me Abdixhikun, por biseda nuk kishte epilog për këtë çështje.

Kurti është takuar dy herë edhe me kreun e PDK-së, Bedri Hamza – por nuk ka dakordancë finale.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje e përmendi Murat Jasharin se kandidat mbi-partiak për President, ky i fundit kishte refuzuar kandidaturën.

E tash, Kurti ka kërkuar që secila parti ta ketë kandidatin e tyre.

Më 4 mars përfundon afati i zgjedhjes së Presidentit, mos finalizimi i këtij procesi e dërgon vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme brenda 45 ditëve. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement