“Përparimi ka fillu me hetu nxehtësinë – Hajrullahu duhet me kanë i kënaqur nëse e kalon 30%”, Berat Buzhala flet për sondazhet në Prishtinë - Gazeta Express
string(134) "perparimi-ka-fillu-me-hetu-nxehtesine-hajrullahu-duhet-me-kane-i-kenaqur-nese-e-kalon-30-berat-buzhala-flet-per-sondazhet-ne-prishtine"

Lajme

Gazeta Express

07/10/2025 22:50

“Përparimi ka fillu me hetu nxehtësinë – Hajrullahu duhet me kanë i kënaqur nëse e kalon 30%”, Berat Buzhala flet për sondazhet në Prishtinë

Lajme

Gazeta Express

07/10/2025 22:50

Në emisionin Pressing në T7 për të folur për fushatën dhe zhvillimet tjera në studio janë panelistët Baton Haxhiu, Dukagjin Gorani, Berat Buzhala, Burim Ramadani e Dibran Hoxha.

Buzhala thotë se LDK’ja e ka hetuar që Uran Ismaili është duke u rritur, dhe sipas tij, LDK ka filluar ta ‘godasë’ Ismailin nëpër rrjete sociale.

“Përparimi ka fillu me hetu nxehtësinë te këmbët, se jam ka i përcjelli edhe faqet e LDK’së, ata janë tu e godit Uranin, pra e kanë kuptu që Urani nuk është më outsider, edhe mbrëmë se ti i tha ti ke pi kafe 4 vjet, ndërsa unë kom bo plane e sene, edhe pse 2 vjet janë kanë bashkë këta dy… U dasht me shpik një konflikt me Përparim Ramën, tash me u pretendu si kandidat që s’ka marë pjesë në qeverisje, e para: ka marrë pjesë në qeverisje, e dyta: ka fillu me u rrit, LDK ka fillu me hetu këtë gjë”.

Ndërsa, sa i përket kandidatit të VV’së, Hajrullah Çeku, Buzhala thotë se duhet të ndihet i lumtur nëse e kalon 30%.

“Problemi më i madh në këto zgjedhje është rënia e VV’së, Hajrullah Ceku duhet me kon i kënaqun nëse e kalon 30%. Lajm i keq për VV’në, e i mirë për Uranin, po duket se është: një numër i madh i pavendosurve, prej tyre shumica janë: Uranin ose me Hajrullahin”, tha ai.