Përparim Ramusa prezanton vizionin qeverisës 2026–2029 në një “tubim entuziast” në Gjurkoc - Gazeta Express
string(87) "perparim-ramusa-prezanton-vizionin-qeverises-20262029-ne-nje-tubim-entuziast-ne-gjurkoc"

Lajme

Gazeta Express

25/09/2025 10:35

Përparim Ramusa prezanton vizionin qeverisës 2026–2029 në një “tubim entuziast” në Gjurkoc

Lajme

Gazeta Express

25/09/2025 10:35

Mbrëmë në fshatin Gjurkoc kandidati i PDK-së për kryetar të Shtimes, Përparim Ramusa, ka mbajtur një tubim zgjedhor, i cili tha se u karakterizua me energji, entuziazëm dhe mbështetje e fuqishme e banorëve për vizionin e tij.

“Gjatë këtij takimi, Dr. Ramusa theksoi se programi qeverisës 2026–2029 është rruga e duhur për të siguruar kushte më të mira jetese, më shumë dinjitet dhe më shumë shpresë për secilin qytetar”, u tha në njoftim .

Ai vlerësoi mbështetjen e banorëve të Gjurkocit si motivim shtesë për të punuar edhe më me përkushtim, duke theksuar se vetëm “së bashku mund të arrihen sukseset që i meriton vendi”.