Perparim Ramusa, do të jetë kandidat i PDK-së për kryetar të Shtimes.
Kështu ka njoftuar ai përmes një postimi në Facebook, të mërkurën – ku edhe shpalli kandidaturën.
Ai ka thënë se Shtimja meriton një udhëheqje që dëgjon, që vepron me mendje të kthjellët dhe zemër të hapur.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Komunës së Shtimes,
Sot, me nder dhe përgjegjësi të plotë, shpall zyrtarisht kandidaturën time për Kryetar të Komunës së Shtimes.
Si mjek specialist me përvojë dhe si bir i një minatori, ndiej për obligim që dijen, përkushtimin dhe integritetin tim t’i vë në shërbim të qytetarëve tanë.
Kryesia e Degës së PDK-së, shumë votues dhe qytetarë të shumtë të Shtimes kanë kërkuar që unë të jem kandidat për Kryetar. E si çdo herë, edhe kësaj radhe, do t’i dëgjoj me përulësi dhe vendosmëri.
Shtimja meriton një udhëheqje që dëgjon, që vepron me mendje të kthjellët dhe zemër të hapur.
Unë jam gati, dhe bashkë me ju, DO TË FITOJMË!
Për Shtimen që e duam!
I juaji,
Dr. Përparim Ramusa