Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar biznesin Nona’s në lagjen Arbëria tê kryeqytetit.
Këtë i pari i Prishtinës e ka bërë të ditur me një postim në rrjetin social Facebook.
Rama ka shkruar se shijet më të mira janë ato që kujtojnë nënën.
“Shijet më të mira janë ato që na kujtojnë shpinë edhe nanën. Tash këto shije të vërteta i gjeni në zemër të Arbërisë”, ka shkruar Përparim Rama.
Kryetari i kryeqytetit ka theksuar se nënat janë shembull i forcës dhe përkushtimit.
“Nuk ishte vetëm ushqimi që më bëri përshtypje, por edhe buzëqeshja, energjia dhe dashuria e zonjës që i jep jetë këtij vendi. Nanat janë gjithë shembull i forcës dhe i përkushtimit që na frymëzon të gjithëve. Punë të mbarë”, përfundoi postimin e tij Përparim Rama.