Përparim Rama: Vizioni ynë po realizohet, në qershor të vitit 2026 Trami do të jetë në Prishtinë - Gazeta Express
string(94) "perparim-rama-vizioni-yne-po-realizohet-ne-qershor-te-vitit-2026-trami-do-te-jete-ne-prishtine"

Lajme

Gazeta Express

06/10/2025 15:49

Përparim Rama: Vizioni ynë po realizohet, në qershor të vitit 2026 Trami do të jetë në Prishtinë

Lajme

Gazeta Express

06/10/2025 15:49

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se në qershor të vitit 2026, Trami do të jetë pjesë e transportit në kryeqytet.

Kjo pasi Rama ka nënshkruar zyrtarisht bashkëpunimin me operatorët privat të transportit të ri të Prishtinës për tramin elektrik.

“Në qershor të 2026-tës Tram do të jetë këtu! Sot filloi zyrtarisht bashkëpunimi i Kryeqytetit me operatorët privat të transportit të ri të Prishtinës (TRIP) për zbatimin e projektit të tram-in elektrik”, ka shkruar Rama.

Ai ka thënë se vizioni po realizohet, duke e modernizuar flotën e autobusëve dhe duke zvogëluar ngarkesën e trafikut në Prishtinë.

“Ky është një tjetër hap drejt planit dhe vizionit tonë për mobilitetin në kryeqytet. Vizioni ynë po realizohet. Po e modernizojmë flotën e autobusëve sipas standardeve më të larta ndërkombëtare, po e ulim ngarkesën e trafikut në Prishtinë dhe po e vendosim qytetarin në qendër”, ka shkruar Rama.