string(101) "perparim-rama-uron-prishtinen-e-re-per-inkuadrim-ne-superlige-puna-e-palodhshme-shperblehet-gjithmone"

Futboll

Gazeta Express

18/05/2025 18:54

Përparim Rama uron Prishtinën e Re për inkuadrim në Superligë: Puna e palodhshme shpërblehet gjithmonë

Futboll

Gazeta Express

18/05/2025 18:54

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama e ka uruar KF Prishtinën e Re për inkuadrimin në Superligën e Kosovës në futboll.

Ai ishte prezent sot në ndeshjen mes Kikës dhe Prishtinës së Re dhe në fund edhe ndau medaljet për kampionin e grupit B në Ligën e Parë.

“Një fitore e madhe që vulos përkushtimin, punën dhe pasionin për futbollin. Me këtë sukses, Prishtina e Re hyn me meritë në Super Ligë, duke dëshmuar se puna e palodhshme shpërblehet gjithmonë. Krenar për këtë ekip që po e ngrit nivelin e sportit dhe po na bën të gjithëve të besojmë edhe më shumë në fuqinë e talentit tonë vendor!”, shkroi ndër tjera Rama në llogarinë e tij në Facebook.