Përparim Rama: Uroj që fitorja të jetë e atyre që bashkëpunojnë me miqtë ndërkombëtar - Gazeta Express
string(86) "perparim-rama-uroj-qe-fitorja-te-jete-e-atyre-qe-bashkepunojne-me-miqte-nderkombetar-2"

Lajme

Gazeta Express

12/10/2025 11:46

Përparim Rama: Uroj që fitorja të jetë e atyre që bashkëpunojnë me miqtë ndërkombëtar

Lajme

Gazeta Express

12/10/2025 11:46

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka votuar sot në një prej shkollave të kryeqytetit për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Rama pasi ka përfunduar procesin e votimit, ka thënë se uron që fitorja të jetë e atyre që bashkëpunojnë me aleatët dhe miqtë ndërkombëtar e që i çojnë proceset përpara me vizion të mirëfilltë për të ardhmen e vendit.

 “Uroj që fitorja të jetë e atyre që bashkëpunojnë me miqtë ndërkombëtar, që i çojnë proceset përpara me një vizion të mirëfilltë për të ardhmen tonë, për më të dashurit tanë, për fëmijët tanë”, ka thënë Rama.