Përparim Rama, Uran Ismaili, Hajrulla Çeku - Mes kujt sipas Buzhales e Dibran Hoxhes po zhvillohet gara në Prishtinë? - Gazeta Express
string(112) "perparim-rama-uran-ismaili-hajrulla-ceku-mes-kujt-sipas-buzhales-e-dibran-hoxhes-po-zhvillohet-gara-ne-prishtine"

Lajme

Gazeta Express

23/09/2025 21:36

Përparim Rama, Uran Ismaili, Hajrulla Çeku – Mes kujt sipas Buzhales e Dibran Hoxhes po zhvillohet gara në Prishtinë?

Lajme

Gazeta Express

23/09/2025 21:36

Sonte në Pressing diskutohet për fushatën e deritanishme të partive nëpër komuna dhe formën se si u paraqiten kandidatët në 10 ditëshin e parë. Në studio janë Ilir Mirena, Parim Olluri, Viktor Buzhala, Nexhmedin Spahiu e Dibran Hoxha.

Buzhala thotë se Hajrulla Çeku duhet të mundohet shumë të fitojë pa balotazh, pasi sipas tij, nëse shkon në balotazh me Përparim Ramën, votuesit e PDK’së, nuk e votojnë Çekun.

“Pikërisht në këtë studio, Hajrullah Çeku e nisi shumë mirë fushatën. Intervista e tij është prit mjaft mirë. Ajo që e vrej unë është se nuk është tu tregu performanc në vazhdimësi. Nuk është tu e sfidu sa duhet Përparim Rama. Unë pres që janë dy në garë: Në rundin e parë ka me pri Hajrulla Ceku, dhe arrin me mposht në debat Përparim Ramën, unë besoj që shkon pa balotazh, ndërsa në balotazh do ta ketë problem, sepse një votues i PDK’së, nuk e voton VV. Prandaj, Hajrulla Ceku duhet me i jep zor e me fitu pa balotazh”, tha Buzhala.

Tutje, Hoxha beson që Çeku është duke pri për shkak të bazës së fortë elektorale që ka VV’ja në Prishtinë, por beson që në balotazh Çeku do ta ketë shumë të vështirë.

“Hajrulla Ceku besoj që është tu pri për shkak të bazës së fortë elektorale që VV’ja ka në Prishtinë. Nëse prapë imponohet prezenca e Albin Kurtit, unë besoj që ka me i shkaktu kogja shumë mangësi në performancën elektorale. Unë nuk pajtohna që nuk duhet me pas prezencë edhe të Bekë Berishës, e Besës e kushdo tjetër, sepse edhe performanca e tyre mundet me qenë goditje për ndonjërin kandidat, nuk ka logjik që me jau mohu prezencën nëpër debate…. Në balotazh mesiguri Hajrulla Ceku ka me pas shumë më të vështirë”, tha Hoxha.