Dega e IV e LDK-së ka pritur kryetarin e partisë, Lumir Abdixhikun, e kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.
Siç njoftojnë nga ky subjekt, numri i qytetarëve pjesëmarrës ishte i madh, sa mezi i zuri Salla e Kuqe.
Kjo në mbështetje të madhe për mandatin e dytë të Ramës.
“Faleminderit, Dega IV! “, ka shkruar Rama.
Edhe kryetari i LDK-së Abdixhiku ishte i bindur në fitore.
“Prishtina sonte, Dega 4, ishte krejt e qartë. E qartë për fitoren tonë. E qartë për Përparim Ramën. E qartë për Lidhjen Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Abdixhiku.