Përparim Rama tregon ku mund ta ndjekin ndeshjen ata që s'kanë mundur të sigurojnë bileta - Gazeta Express
string(88) "perparim-rama-tregon-ku-mund-ta-ndjekin-ndeshjen-ata-qe-skane-mundur-te-sigurojne-bileta"

Lajme

Gazeta Express

31/03/2026 20:35

Përparim Rama tregon ku mund ta ndjekin ndeshjen ata që s’kanë mundur të sigurojnë bileta

Lajme

Gazeta Express

31/03/2026 20:35

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se Komuna e Prishtinës bashkë me “KD Events” për ndeshjen Kosovë-Turqi do të ketë tri pika ku mund të ndiqen ndeshjet.

Rama tha se ata që nuk kanë mundur të sigurojnë bileta në stadiumin Fadil Vokrri, mund ta shikojnë ndeshjen në tri ekrane, një në sheshin “Zahir Pajaziti”, sheshin “Skenderbeu” apo në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.

“Të gjithë ata që nuk kanë arritur të sigurojnë bileta në Stadiumin “Fadil Vokrri” Kryeqyteti , në bashkëpunim me KD Events, ka organizuar tri pika me ekrane të mëdha për ta ndjekur ndeshjen së bashku: Sheshi Zahir Pajazit.  Sheshi Skënderbeu. Pallati i Rinisë dhe Sporteve”, ka shkruar Rama. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement