Përparim Rama: Tramvaji me rrymë do të nisë lëvizjen për herë të parë në Prishtinë, më pak ndotje e më shumë siguri - Gazeta Express
string(113) "perparim-rama-tramvaji-me-rryme-do-te-nise-levizjen-per-here-te-pare-ne-prishtine-me-pak-ndotje-e-me-shume-siguri"

Lajme

Gazeta Express

26/09/2025 21:41

Përparim Rama: Tramvaji me rrymë do të nisë lëvizjen për herë të parë në Prishtinë, më pak ndotje e më shumë siguri

Lajme

Gazeta Express

26/09/2025 21:41

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka theksuar se në kryeqytet po fillon epokë e re.

Fjala është për tramin me rrymë, që do të jetësohet për herën e parë.

“Tramvaji me rrymë do të nisë lëvizjen për herë të parë në Prishtinë, duke sjellë një epokë të re të transportit publik”, ka shkruar Rama.

Në videon e Ramës në rrjete sociale, thuhet se ky tram lëviz pa shina e pa tela. Përshtatet me infrastrukturën aktuale dhe zvogëlon trafikun.

“Përtej shinave, përtej telave. Është tramvaji që lëviz pa shina, pa tela. Rritja e kapacitetit të transportit publik për 300 persona. Përshtatet me infrastrukturën aktuale. Më pak ndotje. Zvogëlon trafikun. Siguri më e lartë. I gjelbër, i rehatshëm”, thuhet në video.