Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka mbajtur takim me qytetarët në lagjen “Velania” të Prishtinës.
Në një pritje të ngrohtë nga qytetarët, Rama bëri të ditur se me banorët e kësaj lagjeje, diskutuan për realizimin e projekteve në katër vitet e fundit.
I pari i kryeqytetit në një video të publikuar në rrjetin social Facebook, theksoi gjithashtu se me qytetarët diskutuan edhe për premtimet e reja, për ta çuar Prishtinën përtej.
“Me qytetarët e Prishtinës diskutuam për projektet që i kemi bo qe katër vjet dhe për premtimet për 4 vitet e ardhshme për me çu Prishtinën përtej, dhe me i zgjidhë të gjitha problemet e kësaj lagje”, thotë Rama në videon e publikuar.