Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sot ka pasur një takim me fermerët e kryeqytetit, që janë mbështetur nga komuna.
Rama ka publikuar një fotografi në rrjetin social Facebook, teksa ka falënderuar fermerët për punën e palodhur.
I pari i kryeqytetit ka thënë se fermerët bëjnë punë të palodhur për të ushqyer familjet tona dhe për të mbajtur traditën gjallë.
“Bashkë me 73 fermerët e Kryeqytetit që i kemi mbështetur! Faleminderit për punën e palodhur që e bëni çdo ditë për të ushqyer familjet tona dhe për të mbajtur traditën gjallë”, ka shkruar Rama.