Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se ka arritur ta ndryshojë mendësinë në kryeqytet.
Rama ka thënë se prej mendësisë pesimiste, sot është optimiste. Ai tha se kryeqyteti po transformohet.
“Ndryshimi i mendësisë, prej mendësisë pesimiste, sot kemi qytetarë me mendësi optimiste, po shohin që Prishtina ka vizion, ka projekte transformuese, Prishtina po transformohet, Prishtina ka njerëz që dinë, donë, munden dhe janë profesionistë. Po e bëjnë Prishtinën metropol, të artit, kulturës, teknologjisë”, tha Rama në Klan Kosova.