Përparim Rama: Sot fëmijët i kanë dollapët personalë - kujdes, respekt e lehtësi për çdo ditë shkollore - Gazeta Express
string(99) "perparim-rama-sot-femijet-i-kane-dollapet-personale-kujdes-respekt-e-lehtesi-per-cdo-dite-shkollore"

Lajme

Gazeta Express

06/09/2025 17:30

Përparim Rama: Sot fëmijët i kanë dollapët personalë – kujdes, respekt e lehtësi për çdo ditë shkollore

Lajme

Gazeta Express

06/09/2025 17:30

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se në kryeqytet, fëmijët nëpër shkolla i kanë dollapët personalë.

Si rezultat, Rama ka shkruar në rrjetin social Facebook, se më të vegjëlve nuk u rëndohen supet nga librat.

Kryetari i kryeqytetit këta dollapë i ka cilësuar më shumë se orendi, kujdes, respekt dhe lehtësi shkollore.

“Dikur, librat u rëndonin supet e të vegjëlve.Sot, për herë të parë, fëmijët i lënë ato në dollapët e tyre personalë. Është më shumë se një orendi: është kujdes, respekt dhe lehtësi për çdo ditë shkollore. #PrishtinaPertej”, ka shkruar Rama.